
Pas deklaratave se rektorët e universiteteve po shantazhonin pedagogët, që të hiqnin dorë nga protesta dhe të vijonin mësimin, vjen konfirmimi nga ana e Sindikatës së Pedagogëve.
Në një deklaratë për mediat kreu i kësaj sindikate, Sandër Kovaçi, por dhe anëtarë të tjerë të saj, thanë se ka pasur kërcënime nga rektorë, por pa përmendur emra.
Sipas Kovaçit, nuk mundet të shkarkohen nga detyra pedagogët, se pse protestojnë, pasi i mbron ligji.
“Janë shantazhet, por dua të them se rektorët nuk kanë asnjë mundësi që të merret masë ndaj pedagogëve. E mbron ligji. Askush nuk pengohet për mospjesëmarrje.”, tha Kovaçi.
Arena e Lajmit