
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar sot dy fatura të energjisë elektrike të një qytetari dhe të një vile në Lalëz që ndonëse nuk e përmendi me emër la të kuptohet se është e ish kryeministrit Berisha.
Sipas tij, për shkak të vendimit të qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike, për vilën e Berishës në Lalëz, qeveria e subvencionon me rreth 800 mijë lekë në muaj.
“Për muajin korrik në faturën e qytetarit të zakonshëm që ka harxhuar 457 këh fatura e tij është 5560 lekë. Shteti shqiptar në këtë faturë të këtij qytetari të zakonshëm paguan edhe me çmimin në bursë që ka qenë atë ditë, ka paguar 157 mijë lekë. Nëse do ti mblidhnim do ishte 212 mijë lekë fatura, nëse do tia shisnim këtij qytetarit me çmimin e bursës”, tha Balla.
Sipas tij “ka një faturë tjetër të një vile në Lalëz që duke se ka përdorur kondicioner, faturën e ka 237 mijë lekë. Kësaj vilës në Lalëz për fat të keq i paguan shteti shqiptar 800 mijë lekë, e subvencionojmë. Ky i vilës në Lalëz është firmëtar për debatin në Kuvend. Ua thashë këtë që ne kemi marrë një vendim të vështirë, kemi thënë që për konsumatorin familjar, për biznesin e vogël do ta paguajë qeveria, do ta marrë qeveria përgjegjësinë. Te fatura e energjisë elektrike ëhstë mënyra më e mirë për të përballuar këtë sfidë. E vërteta është që kur qeveria mori vendimin për 800 këh, e mbështes plotësisht. Mendoj se përtej 800 këh janë vilat. Do ta mbështes prapë, por qeveria duke parë mirëmenaxhimin”.