Nga “kazan” në “gjobvënësa”, fjalori i ri i rrezikshëm i Edi Ramës për mediat

Genc Burimi 2

Vitet kalojne , por perbuzja e Edi Rames per mediat qe e kritikojne mbetet e njejte.

Po t’I besosh fjalorit te ri qe perdori Kryeministri ne Gjirokaster ndaj medjave , dhe veçanerisht atyre vizive, rézulton se hendeku qe e ndan ate me gazetaret eshte thelluar edhe me shume, edhe me frikshem.

Pa me te voglin kompleks Rama I paraqiti mediat kritike ndaj tij , si instrumenta gobvenese ndaj qeverise se tij.

“Ato ekrane nuk jane atje per t’ju informuar ju por per te cuar mesazhin te une; ato katet pa leje jane per ne, ate tenderin atje me thone ato ekrane duhet ta marrim ne, ate tenderin ketu duhet ta marrim ne “deklaroi nga skena e teatrit te Gjirokastres Edi Rama me tone inkuizicioni dhe demagogjie duke vazhduar me tej sikur te ishte viktima e shekullit: ” Nese ka ne kete vend nje subjekt te shantazhuar, kjo eshte qeveria e Republikes se Shqiperise e shantazhuar nga ekranet e atyre te cilat I kane kthyer ato televizione qe duhet te jene sherbim publik per juve edhe pse jane private, ne frengji per te gjuajtur dhe per te detyruar qeverine te beje pakte me ta. Por, asnje pakt me ta” !

Akuze e rende per gjobvenie mediatike nga ana e perfaqesuesit te Pushtetit me P te madhe, nga vete Kryeministri I vendit qe zoteron monopolin e dhunes se ligjshme mbi kedo , e para te gjithash mbi mediat. Qe te vije xhelati, ai qe mbylli me urdher te tij nje tv Italian ne Shqiperi dhe I shkaktoi popullit shqiptar per ate gjest nje fature 100 milion euroshe nga gjykata nderkombetare e arbitrazhit, ai qe vuri nen kontroll shteteror nje televizion te pabindur shqiptar privat , ai qe pronarit te nje tjeter televizioni kryeneç I çoi fadromat ne mes te vapes duke tmerruar turistet e huaj rreth e rrotull, te vije “ky” sot ne mes te Gjirokastres dhe me tone hakerruese te luaje rolin e viktimes se po e shantazhojne, eshte jo te qash por te ulurish ndaj ketij show qeveritar te nje shije te neveritshme.

Erdogan e nisi gradualisht shkarjen nga dhuna verbale ne ate legjitime shtetore me te njejtin mekanizem pervers duke e shpalluar veten si viktime e celulave komplotiste ne sistemin arsimor, ne media, ne ushtri, ne administrate dhe ne gjykata qe paskeshin programuar per ta rrezuar me grusht Shteti . E pame se si perfundoi ai vetesugjestionim I Erdoganit si viktime. Me nje fushate te papare represioni dhe mbushje burgjesh. E habitshme nga ana e Kryeministrit tone qe si pa e kutpuar , ose duke e kutpuar fare mire, po angazhohet ne te njejtat shtigje e qorrsokake fatale per demokracine duke treguar me gishtin e tij kercenues nga Gjirokastra nje here pedagoget grevista qe I shantazhoi sesa fitojne me mesime private perpara se te pretendojne per rritje rrogash, dhe nje here mediat qe I shantazhoi sepse e shantazhokan nepermjet ekraneve te televizioneve gjobvenese. Surrealiste por dhe e frikshme ! Cili eshte mesazhi ? Qe ti , grevist pedagog, qe normalisht ke te drejten legjitime dhe kushtetuese te besh greve sakën se ben greve, dhe qe ,ti media, qe ke te drejten kushtetuese te kritikosh nga mengjesi deri ne darke ne emer te lirise se shprehjes qe nuk e solli Edi Rama por nga e cila perfitoi Edi Rama , pra, ti media, qepe gojen , se po vazhdove keshtu do te te denoj deri ne mbyllje per krimin e supozuar te gjobvenies ndaj qeverise si krimet e supozuara te intelektualeve ne Turqi per grusht shteti ndaj Recep Erdoganit? A jane keto mesazhet e Edi Rames nga Gjirokastra? Patetike !

Para disa ditesh pershendesja publikisht dhe sinqerisht aktin kurajoz te Kryeministrit ne zemer te Europes ne Asamblene parlamentare te KE-se ne Strasburg. Edhe pse me dhjete vjet me vonese, por me te drejte dhe arsyetim racional, ai kerkoi llogari sesi mund te akuzohet Shqiperia per horroret e “shtepise se verdhe” pa asnje baze , pa asnje prove, kur horroret e verteta ishin kryer matane kufirit nga serbet qe çuan ne eksod gati nje milion civile shqiptare. Nga Gjirokastra , Edi Rama I meshoi serish atij fjalimi ne Strasburg duke thene se me ç’prova na akuzuan ne shqiptaret , me “prova leshi” ?

Mund t’ja kthejme te njejten pyetje : mbi c’baza ky Kryeminister qe i jep leksione Europes akuzon edhe ai veresie pa asnje te gjitha mediat televizive ne Shqiperi se po I vene atij dhe qeverise se tij gjoba ne ekrane?

Diskursi me dy standarte eshte dukshem emeruesi karakteristik I perbashket I shume personazheve ne planet qe misherojne diktatura apo regjime autoritare ku futet dhe regjimi I mikut te Edi Rames, Erdogani. “Turku I madh” nuk e sheh se ku eshte problemi teksa nga njera ane jep leksione morali lart e poshte ne forume nderkombetare dhe nga ana tjeter syrgjynos burgjeve, intelektuale , gazetare dhe shkrimtare apo u urdheron vendeve te vogla si Shqiperia e Kosova te mbyllin shkolla e te arrestojne kundershtare politike te pushtetit te sulltanit .

Nuk do te doja aspak qe Edi Rama me kalimin e viteve ne pushtet ta kaloje edhe ai vijen e kuqe duke mbytur me fjalime kercenuese fjalen e lire, qofte kjo liri fjale karikaturisht kritike. Ne France, gazetare dhane jeten per karikatura. Asajkohe , ne shenje homazhi per ta, Edi Rama manifestoi bulevardeve te Parisit me tre lapse te karikatures se lire ne xhepin e siperm te xhaketes, krah per krah me udheheqesit e demokracive qe fjalen e lire e kane me te shenjte se naften dhe gazin e diktaturave. Nuk dua sot qe kolege tek Syri, apo tek Lapsi, te New24 apo Oranews, te ndihen te frikesuar dhe te veteçensurohen si pasoje e deklaratave ogurzi te nje Edi Rame qe u ndjeka I kercenuar dhe I shantazhuar nga ekrane gjobvenese, sic ndjehet nje Putin I kercenuar nga nje Ukraine naziste. E dime te gjithe epilogun kur I madhi gjen pretekste per t’u ndjere I kercenuar nga I vogli. Lafonten e tregon me shume mjeshteri kete farse tek fabula “ujku dhe qingji” . Media – kazan ishte nje gjetje verbale e Kyreministrit qe me shume na bente te qeshnim sesa te na levizte nje qime floku. Por media e piketuar kesaj here si « gjobvenese » ndaj qeverise eshte qartazi akuze per veper pénale te ciles fare kollaj I gjen nenet e posaçme ne kodin penal qe mund te çojne ne mbyllje te televizioneve qe akuzohen si te tilla nga Kyreminsitri apo ne arrestim te pronareve te tyre. Eshte ne realitet i shantazhuari qe shantazhon . Te kishte guxuar qeveria franceze t’i trajtonte mediat si gjobevenese meqenese jane ne kete moment veçanerisht kritike, nuk do guxoja ta parashikoja valen cunamike te reagimeve deri ne kerkesen per doreheqje te liderit politik qe do te nxirrte nga goja xhevahire te tilla pa prova. Rama do te bente keshtu mire ta rrotullonte gjuhen shtate here ne goje, (nje tjeter reference franceze) perpara se te formuloje akuza pa baza ndaj televizioneve qe e telendesin per korrupsionin qe nuk ndalet nen qeverisjen e tij. Ta trajtoje median si kazan apo si gjobvenese, nuk eshte i njejti rregjister verbal dhe as te njejtat pasoja po te bazohemi tek shembujt e Oranews dhe News24, dhe me siguri qe laku po shtrengohet edhe tek Syri Tv aq shpesh e permendi Rama ne fajlimin e tij ne Gjirokaster kete kanal televiziv qe eshte tejet I ashper me qeverine . Por nuk ka justifikim se meqenese mediat kritike kerkojne pranga per autoret e kasaphanes korruptive me incineratoret edhe lideri qe ndjehet i prekur te hiqet si i shantazhuar.

Ka dhe nje arsye te fundit madhore per te cilen Edi Rama nuk ka interes te shkase ne terrenin e represionit kundra medjave te lira. Ai neser mund te jete serish ne opozite. Ne mos ai vete , partia e tij patjeter qe nje dite do te ndodhet serish ne poziten e opozites dhe do t’ja kete nevojen medjave. Sa para do te vleje ate dite, qe ai apo pasaredhesit e tij ne PS ne opozite do t’u thurrin himne gruximi dhe trimerie ketyre te njejta medjave qe shajne qeverine sot, kur neser ato do te vazhdojne te bejne punen e tyre me kritika e denoncime ndaj pushtetit te ardhshem ? Jane evidenca te thjeshta por qe detyrohemi t’ja kujtojme sot Edi Rames sa s’eshte vone. Rama ne opozite ishte ne balle te manifestimit ku kater demonstrues humben jeten para kryeminsitrise se Sali Berishes. Biles Rama i asajkohe e ndjeu per nder dhe per detyrim te ishte aty me demonstruesit kundra qeverise se Berishes. Atehere perse inatçohet sot ai dhe te mallkoje lart e poshte pse po bashkepunokan opozita aktuale dhe protestuesit qe kerkojne rritje pagash ? Edi Rama ka probleme madhore me kohorencen qe e çojne ne probleme me demokracine, ky eshte konkluzioni.

Nje keshille te fundit : nuk njoh politikan ne Europen e Bashkuar (rreth parimeve te demokracise) te kete kete fituar luften me mediat. Le te pyese Rama ish-kolegun e tij ne veri te Ballkanit, Janez Jansën e Sllovenise i cili me shume se Kryeminister do te mbahet mend per eptitetin qe i vune mediat qe e luftuan dhe qe i luftoi aq shume dhe qe e quanin « marshalli Tito ». Por ja qe dhe marshalli slloven i koheve moderne si ai i kohes se luftes se ftohte « e theu » nje dite te bukur qafen , por mediat e lira sllovene aty jane dhe aty do te mbeten. Aty jane dhe aty do te vazhdojne te mbeten edhe mediat e lira shqiptare edhe pas largimit te Marshallit te Gjate te jugut te Ballkanit per te cilin thuhet se mediat jane kane bere tashme gati nekrologjine politike…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×