“Sir” Aleks Ferguson është rikthyer dhe një herë te Mançester Junajtid, kësaj radhe me një rol të ri.

Trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” ka marrë një rol drejtuesi në bordin e klubit, së bashku me ish-drejtorin, David Xhill, ish-kapitenin e skuadrës, Brajan Robson dhe drejtorin aktual, Xhon Mutoh, në mënyrë që ata të mund të përdorin përvojën e tyre në të gjitha aspektet e klubit.
Kjo gjë do t’i japë dhe një herë ndikim Fergusonit në “Old Trafford”, që nga koha që ai dha dorëheqjen si trajner, gati një dekadë më parë.
“Sportsmail” zbuloi në nëntor se skocezi do të mirëpriste mundësinë për të pasur më shumë kontribut te Junajtid, pasi ishte konsultuar në shumë raste me trajnerin e atëhershëm, Ole Gunar Solshjaer.
Tani 80-vjeçari, edhe pse u rikuperua nga një hemorragji kërcënuese për jetën në tru në vitin 2018, ai mund të luajë sërish një rol aktiv te klubi që i dha lavdinë në futbollin britanik dhe europian.
Arena e Lajmit
and then