“S’ka investim më strategjik për një komb se arsimi!”, Meta: Të vendosur për të mbështetur pedagogët!

Ilir Meta 4

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish në “Facebook” për protestën e pedagogëve. Meta ka shpërndarë një video nga konferenca e tij e zhvilluar më herët, ku edhe shprehet se Partia e Lirisë është e vendosur të mbështesë pedagogët dhe stafin akademik të universiteteve.

Statusi:

Partia e Lirisë shpreh solidaritet të plotë dhe të vendosur me të gjithë pedagogët dhe stafin akademik të universiteteve dhe njëkohësisht me të gjithë studentët.

I siguroj të gjithë se angazhimi madhor i Partisë së Lirisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë arsimi.

Nuk ka investim më strategjik për një vend dhe për një komb se sa arsimi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×