– Që prej sezonit 2003-’04 kur u prezantua faza e 1/8-ave, Reali u bë skuadra e parë që humbet një ndeshje të 1/8-ave (0-1 kundër PSG), një çerekfinale (2-3 kundër Çelsit) dhe një gjysmëfinale (3-4 kundër Sitit) gjatë një sezoni dhe sërish mbërrin në finalen e Champions-it.
– Karlo Ançeloti arriti finalen e 5-të të Champions-it në karrierë (2003, 2005 dhe 2007 me Milanin, 2014 dhe 2022 me Realin e Madridit), më shumë se çdo trajner tjetër në histori.
– Rodrigo u bë lojtari i parë që shënon dy herë pas minutës së 90-të në një ndeshje me eliminim direkt në Champions. Sulmuesi brazilian u bë gjithashtu edhe lojtari i parë që shënon dy gola në një ndeshje të Champions-it si zëvendësues që prej Garet Bejlit në finalen kundër Liverpulit në Kiev (2018).
– Karim Benzema ka shënuar 10 gola në fazën me eliminim direkt të Champions-it këtë sezon, duke barazuar rekordin e Kristiano Ronaldos (gjithashtu 10 gola në sezonin 2016-’17), gjithashtu me Realin.
– Rijad Mahrez ka shënuar 24 gola në të gjitha kompeticionet për Mançester Sitin këtë sezon: vetëm Mohamed Salah (30 gola) ka shënuar më shumë për një klub të Premier Ligës këtë sezon.
Arena e Lajmit
