“Protestat i kanë sjellë opozitës benefite”, Salianji për bashkëpunimin PD-PL: Ka divergjenca tek këto dy forca, por…

Salianji 4

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në “Kjo Javë” ne News24 foli për zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe bashkëpunimi mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio, Salianji tha se protestat janë të domosdoshme për të rrëzuar regjimin.

Pjesë nga biseda në studio:

Ku po shkohet me PD ?

Salianji: Nëse dalin dy kandidatë ky është shërbim ndaj qeverisë. Duhet që secili të tërhiqet nga egot e veta, ambiciet për karriera të shpejta. Duhet të krijojmë kushte të barabarta për të qenë në garë. S’mundet që finaliteti të jetë që PD del me kandidatë vete. Cila është negociata , apo një teze se si mund të jetë bashkimi? A e ka PD Berisha ka shpallur primare, PD zyrtare ka një anëtar në votë. A do shkohet për një anëtar një votë? Tani ku ndahemi këtu? Në PD vendosin anëtarët e PD është e shkruar e bardhë mbi të zezë. I vetmi ndërlikim që bëhet është pilotimi, bëjmë sikur bëjmë primare për të nxjerrë emrin që kemi piketuar. Tani nuk kemi parë në publik ndarje të tjera, tani bëhet fjalë vetëm çfarë do marrim. Përderisa nuk shoh vullnet për të shkuar drejt një procesi për të përbashkët , loja po bëhet për të thënë ne i bëmë përpjekjet por ata të tjerët ishin të këqij. Kur nuk kemi shtet të së drejtës, kur nuk funksionon shteti ligjor, është detyrë e opozitës të reagojë.

Përse nuk ka një datë proteste?

Salianji: Nuk di të them. Theksoj se kjo nuk është një çështje që pret. Duhet të tregohet që opozita dhe qytetarët janë në këmbë. Është detyrë e opozitës. Opozita është sot e tejkaluar nga qytetarët, të rinjtë protestojnë, pedagogët protestojnë dhe ky si Enverist është parë çfarë sjellë ka bërë. Dalin studentët, ky thotë nuk kam. Në kohën e PD janë arrestuar dhe dënuar disa krerë të bandave kriminale. Tani si mund të rrijë PD, është detyrim që të bëjë thirrje.

Largimi i Ramës!? A mund të ndodhë përmes zgjedhjeve apo protestave?

Salianji: Protesta do të jetë mekanizmi që do të çojë tek zgjedhjet. Të mos harrojmë se ka pasur gjithmonë rezultat. Protesta i kanë sjellë PD, benefite. Me çfarë e përballojnë jetesën qytetarët kur inflacioni ka shkuar në maksimum, për çfarë duhet të presë opozita më shumë!?Opozita ka program shumë më të mirë, çfarë të bëjë PD të presë kur shikon që një njeri vritet? Çfarë të bëjë PD të rrijë kur çmimi i naftës shkon në qiell, dhe anijet me naftë kontrabandë vijnë nga Libia!? Si mundet që të pritet me idenë se nuk janë mirë. Nuk është punë zyre opozita.

Bashkëpunimi i PD-PL?

Salianji: Nuk ka rrugë tjetër opozita përveç asaj të bashkimit dhe bashkëpunimit, por shoh edhe diferenca që janë të mirëpritura. Por sa më shumë zëra opozitarë jetë ka më shumë rezultat.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×