Liverpuli triumfoi përballë Mançester Sitit për të siguruar trofeun e Superkupës të Anglisë, siç njihet ndryshe edhe “FA Community Shield”. Klop mundi Guardiolën me shifrat 3-1, por ajo që mori një vëmendje të madhe ishte rasti i Haland në minutën e fundit të takimit, me portën që ishte thuajse e boshatisur.
Pas një tentative në zonën e Liverpul, Adrian priti goditjen që erdhi drejt tij, ndërsa topi shkoi në këmbët e Haland, i cili me portierin të shtrirë në tokë dhe portën e boshatisur, goditi në traversë me sferën që më pas përfundoi jashtë.
Nuk mungoi sulmi nga fansat drejt norvegjezit në rrjetet sociale, ku të shumtë theksonin se Nunjez ishte blerja e duhur në këtë merkato dhe jo Haland, me uruguaianin që u bë protagonist në këtë sfidë me golin që vulosi takimin.
Arena e Lajmit
