Çelsi mendon të afrojë mbrojtësin e Bajernit, ja si pritet ta rreshtojë Tuhel skuadrën për sezonin e ri

Benzhamë Pavar do të ishte i gatshëm të bashkohej me Çelsin nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, 26 vjeç, është përfolur shumë me një transferim në “Stamford Bridge” këtë javë.

pavard

Tomas Tuhel e ka identifikuar francezin si objektivin kryesor të mbrojtjes pasi humbi garën me Barcelonën për nënshkrimin e Zhyl Kundesë, i cili preferoi një transferim në “Camp Nou”.

Ekziston një mundësi e madhe që të arrihet një marrëveshje për francezin, për sa kohë që blutë paraqesin një ofertë serioze. Pas ardhjes së Matajs de Ligit nga Juventusi, Bajerni është i hapur për të shitur kampionin e botës.

Sipas gazetarit të “Bild”-it, Kristian Falk, Pavar është i hapur për idenë e transferimit nga “Allianz Arena” në “Stamford Bridge”. Gjigantët e Bundesligës pritet të marrin në konsideratë oferta duke nisur nga 30 milionë paund për të.

Por Çelsi po shqyrton edhe katër opsione të tjera për këtë rol. Blutë po punojnë të nënshkruajnë me Uesli Fofananë e Lestërit, pasi ranë dakord për kushtet personale me francezin.

Megjithatë, “Dhelprat” janë të vendosur se nuk do të marrin parasysh asnjë ofertë nën 70 milionë paund për talentin e kombëtares U21 të Francës dhe kanë refuzuar deri tani një ofertë të Çelsit.

Presnel Kimpembe është një tjetër emër në listën e dëshirave të Çelsit, megjithëse ai dëshiron të qëndrojë në PSG. Mbrojtësit e Interit, Milan Shkriniar dhe Denzel Dumfris, janë gjithashtu duke u marrë një konsideratë.

Çelsi përballet me konkurrencën e PSG-së në garën për të nënshkruar me Shkriniarin, kështu që Dumfris mund të jetë opsioni më i mirë dhe më i përballueshëm.

celsi

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×