
Albano Velo 30-vjeç u arrestua si një nga autorët dhe organizator për vrasjen e Edmond Papës, ndërsa u shpall në kërkim 44-vjeçari A.B.
Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se nga policia është zbuluar dinamika e ngjarjes dhe se janë sekuestruar kamerat e sigurisë., ku shihen lëvizjet e autorit që pritej nga një makinë tip “Audi”.
“Grupi hetimor ka zbuluar se 44-vjeçari dhe 30-vjeçari prej disa ditësh ka ndjekur Edmond Papën madje edhe ditën e ngjarjes së ndodhur, kur Papa ka udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës së bashku me nënë për të kryer disa vizita. Në momentin që 49 vjeçari Edmond Papa që ka mbërritur në banesën e tij, autori ka zbritur nga Audi që e priste disa metra larg lokalit ku Papa shkoi për të pirë kafe është afruar dhe e ka qëlluar me 9 plumba dhe është larguar me makinë që e priste”, tha gazetari Igli Çelmeta.
Gjithashtu gazetari Igli Çelmeta tha se automjeti është identifikuar duke zbuluar prova të rëndësishme. Ndërkohë Albana Velo para grupit hetimor ka dhënë dëshminë duke mos pranuar dëshminë e vrasjes.
“Si shkak i ngjarjes së vrasjes po hetohet prishja e pazareve të drogës në Greqi, gjithashtu lidhet edhe me vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj 6 muaj më parë, të cilit iu vendos tritol. Dyshohet se përplasja e tre grupeve kriminale për trafikun e drogës ka sjellë edhe sagën e vrasjeve si vrasja e Sadikajt, Edmond Papës dhe vrasja e dy shqiptarëve në Greqi. Sadikaj dhe autori i arrestuar si organizator dhe një nga autorët e vrasjes së Edmond Papës kanë me njëri-tjetri, po ashtu edhe personi tjetër i shpallur në kërkim kanë lidhje shoqërore”, tha gazetari duke shtuar se pista kryesore e hetimi është larja e hesapeve të drogës në Greqi.
Arena e Lajmit