“Po luftoni me njëri-tjetrin!”/ Historia e pabesueshme e ukrainases që jeton në Tiranë: As vëllai im që jeton në Rusi s’e beson luftën në Ukrainë!

Irina

Ukrainasja Irina Romanova ka bërë një rrëfim të pazakontë sot në emisionin “Open”. Ajo pohoi se rusët, por edhe ukrainasit që jetojnë në Rusi nuk e besojnë luftën në Ukrainë.

Ajo shkoi akoma më tej, duke pohuar se vëllai i saj që jeton në Rusi nuk e beson luftën, ndërsa ka treguar edhe telefonatat mes të atit dhe të birit.

“Armiku i vërtetë i Putinit, është vrarë. Ai nuk kishte mjaftueshëm mbështetje njerëzisht. Kam familjarë në Rusi që janë pro, dhe kjo është për të ikur truri. Ata e kanë numrin e telefonit, dhe jo. Unë kam vëllain tim atje. Ai nuk beson se çfarë thotë mami, babi i vetë. Ky nuk është rast unik. Është reale. Ai thotë që nuk ka luftë në Ukrainë. Që ne po luftojmë me njëri-tjetrin. S’po e vrasin rusët ukrainasit.

E gjithë Rusia është flluskë e madhe. Ke do dëgjosh ti? Liderin politik apo babain tënd? ne i kemi dërguar mijëra video vëllait. Ai nuk flet me prindërit. Ai thotë; ju duhet të dorëzoheni. Babi i thotë; ‘o çun ti e kupton që unë kam kaluar 4 orë në bodurm dhe kam marrë armën’. Kam një rast tjetër që babi im nuk flet me vëllain e tij, ai ka ikur para 15 vitesh. Ai thotë; nuk është e vërtetë, nuk ka raketa.”, tha ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×