VIDEO/ “Futbolli po vjen në shtëpi”, shikoni festën e çmendur të lojtareve angleze gjatë konferencës së trajneres

Anglia triumfoi për herë të parë në Europianin për femra, duke mundur në “Wembly” Gjermaninë në finale me shifrat 2-1, pas kohës shtesë.

asdf

Pas përfundimit të takimit, Sarina Vigman shkoi për të dhënë konferencën e saj për shtyp, kur në atë moment hynë dhe futbollistet e kombëtares të cilat këndonin këngën e famshme, “Po vjen në shtëpi”.

 

Video u bë menjëherë virale në rrjet duke marrë vëmendjen e madhe të mediave britanike, të cilat e shikojnë këtë sukses si një arritje të madhe të sportit në ishull.

Gjithashtu Vigman u bë e para trajnere në historinë e këtij kompeticioni që arrin ta fitojë këtë turne dy herë radhazi, pasi në 2017 arriti të triumfonte me Holandën.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×