
Kreu i PD-së Sali Berisha ka treguar sot në “Open” në News24 fjalët që i ka thënë Lulzim Bashës për vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019.
Berisha tha se në qoftë se Edi Rama nuk do ekzekutonte vendimin për 24 orë, PD mund të ndëshkohej në mënyrat më shembullore nga e gjithë bota me atë veprim që bëri.
Rakipllari: Keni një strategji, jeni të fokusuar në Tiranë?
Berisha: Do luftojmë në çdo bashki për të shkallmuar monizmin e Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen dhe mashtrimin.
Rakipllari: Për monizmin dhe ju keni një farë faji se ia latë fushën e lirë.
Berisha: Ia la kush ia la. Demokratët ia prenë biletën atij. Te pjesa e zgjedhjeve nuk kam qenë kurrë mbështetës.
Për mandatet, e kanë thënë dhe dëshmitarët e tjerë. Unë kam pasur një vendim që nuk i kundërvihesha partisë, sepse kundërvënia ime nuk ishte e thjeshtë, por në atë mbledhje u kam thënë sa vijon… ‘Me këtë vendim mund të shkojmë në fitore, por mund të shkojmë në katastrofë. E dyta, do ketë probleme të mëdha me faktorin ndërkombëtar. Në qoftë se Edi Rama nuk do ekzekutonte vendimin për 24 orë, PD mund të ndëshkohej në mënyrat më shembullore nga e gjithë bota me atë veprim që bëri. Por nuk u ndëshkua për faktin e vetëm se Edi Rama u bë bashkëautor, ekzekutoi në kundërshtim me ligjin e vendit, vendimin e Lulzim Bashës. Sali Berisha i ka thënë këto fjalë, mund të shkohet në fitore, mund të shkohet në katastrofë sepse një vendim i tillë është marrë vetëm në 1923 nga socialistët e Musolinit.