Hodhi foshnjën disa ditëshe në lumë/ Flet drejtori i Maternitetit të Shkodrës: Nëna nuk kishte probleme të shëndetit mendor. Donte ta dorëzonte në Shtëpinë e Foshnjës, por…

Lumi Kir

Një rast i rëndë ku një 32-vjeçare nga Shkodra a hedhur foshnjën e saj disa ditëshe në lumë ka tronditur opinionin publik.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe drejtori i Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni. Ai u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por se ka ndërruar mendje më pas.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat.
Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.
Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh.
Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës.
Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×