“As Ten Hag nuk e do te Junajtid”, legjenda e Liverpulit sulmon Ronaldon: Klubet europiane e kanë harruar

E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të mbetet mister, me portugezin që ende nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë te “Djajtë e Kuq” gjatë sezonit të ardhshëm. Lidhur me këtë temë ka folur edhe ish-mbrojtësi i Liverpulit, Xhejmi Karrager, i cili ka theksuar se Ronaldo ka arritur një moshë ku nuk e do më askush, as vetë tekniku i Junajtid, Ten Hag.

677567

“E kam ditur gjithmon që do të arrinte në këtë pikë. Këtë vit do të bëhet 38 vjeç, është një goleador, por nuk është më lojtari që ishte dikur.

Askush nuk e do në Europë dhe jam i sigurt që edhe vetë Ten Hag nuk e do më te Junajtid, nuk besoj të jetë i mirëpritur as në dhomat e zhveshjes.”, u shpreh Karrager.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×