
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Fier-Marinzë, pranë burgut të Fierit. Mësohet se një mjet tip Opel Zafira ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anës saj.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit një shtetas 70-vjeçar, i cili udhëtonte i vetëm. Pranë vendin të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe mjekët e urgjencës të cilët kanë shoqëruar për në mjediset e spitalit 70-vjeçarin, i cili ka marrë dëmtime por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.
Arena e Lajmit