Alibeaj jep zgjidhjen për t’u futur në zgjedhje me kandidatë të përbashkët me grupin e Berishës: Do primare? Në rregull, por ne duam…  

37964aa7 7ce5 4228 B5a6 2aacc254074d

Kreu i grupi parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, tha se ka një mënyrë për të bashkuar forcat me grupin e Sali Berishës dhe për të dalë më një kandidat të përbashkët.

Ai tha se kandidati i përbashkët mund të dalë 50% nga primaret dhe 50% nga sondazhet.

“Si bashkohemi ne? Si bashkojmë forcat? Sot ku jemi ne mund të rrinim dhe në pozicionet ku jemi dhe të shihnim njeri tjetrin si gjela, por jo nuk është kjo….

Unë nisur nga nevoja që kanë demokratët që do duhet t’u shërbejmë, duhet t’i bëjmë shërbimin, duke ceduar nga vetja, pra hajde biem dakord për të bashkuar forcat, me një kandidat. Si e gjejmë? Do primare? Po t’i quaj ashtu, 50% me primare dhe 50% me sondazhe, që t’u japim kandidatët që pëlqejnë dhe mendoj se ia vlen ta bëjmë këtë”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×