Nga bisedimet te roli në fushë, De Ketelere zbulon sekretet: Gati për historinë, por mos më quani “Kakaja i ri”

Pas intervistës për televizionin e klubit, Sharl de Ketelare ka dhënë dje konferencën e shtypit me rastin e prezantimit të tij. Pesë vite si kuqezi dhe 2.3 milionë euro e presin, teksa belgu nga ana e tij shkon përtej anës financiare.

de ketelere

Sa i vështirë ishte ky transferim?

Shumë, sidomos në javët e fundit. Unë kam dashur gjithmonë të bëhem pjesë e Milanit dhe këtë ua kisha bërë të qartë edhe menaxherëve. U desh të hiqja dorë nga disa gjëra, por kishte më shumë rëndësi ardhja në këtë skuadër. Jam gati për stërvitjet dhe ritmet e Italisë, por duhet të mësohem me nivelin që këtu është më i lartë se në Belgjikë.

Pse kaq shumë dëshirë?

Sepse projekti i klubit lidhet me të rinjtë dhe e kam parë se sa janë përmirësuar moshatarët e mi me Piolin. Uroj të kem edhe unë të njëjtin progres. Futbolli është pasioni im, ndaj edhe e preferova.

Kanë nisur t’ju quajnë “Kakaja i ri”. Keni ndonjë nofkë tjetër?

Emrin ma shtrembërojnë shumë kështu që del e tepron. Nofka nuk kam e as më duket vetja si Kakaja. E kam parë në video. Ai kishte të tjera karakteristika, por uroj t’i ngjaj për nga suksesi me Milanin.

Në anën tjetër të Milanos ndodhet Lukaku…

Zgjodha 90-ën sepse e kam mbajtur gjithmonë. Nuk ka të bëjë më asgjë tjetër.

Si ju pritën shokët e skuadrës? 

Jam stërvitur vetëm tri herë me ta, por më kanë pritur shumë mirë. Pyesin se si jam e nëse kam nevojë për diçka. Është një realiteti i ri dhe më duhet ta kuptoj, megjithatë ndjesitë janë pozitive.

Trajneri i kombëtares Martinez ndikoi ndopak te kjo zgjedhje?

Aspak. Për të ka rëndësi që të gjithë të luajmë në klube të mëdha. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë e të meritoj thirrjen në Botëror.

Po e dashura juaj ishte dakord me transferimin?

Më mbështet për gjithçka. Milano është një mundësi edhe për të, por tani duhet të mendojë për studimet.

Maldini çfarë ju tha?

Bisedat me të janë një nder. Është legjendë e Milanit, por edhe roli aktual i tij është me shumë peshë. Në zgjedhjen time sigurisht që ndikoi mënyra se si ai ma prezantoi projektin.

Keni ndonjë rol të preferuar?

Teknikisht kam cilësi dhe nuk ngurroj të marrë pjesë në fazën mbyllëse të aksionit. Ndihem fantazist sepse më pëlqen të luaj pranë pykës, por gjatë karrierës kam bërë edhe 9 false.

Sa i dobishëm mund të jeni në Champions?

Avancimi në Eurpë është një nga synimet e mëdha të sezonit. Do të bëjmë më të mirën.

Si e imagjinoni punën përkrah Ibrës?

Ka aq shumë përvojë sa që kushdo mund të mësojë prej tij. Do të jetë shumë emocionuese gjithçka.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×