Zheji: Grupi tjetër i PD, i kompleksuar para doktorit! Bejko: E ardhmja, projekti pro-perëndimor!

Bejko434

Në emisionin “Pikat mbi i”, analisti Artur Zheji ndërsa foli për situatën politike në vend, u ndal tek Partia Demokratike duke u shprehur se opozita është e përçarë. Ndërsa nga ana e tij anëtari i PD, Roland Bejko tha se treshja Meta-Berisha-Rama kanë të njëjtën sjellje politike.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Grupi që ka vulën, logon dhe kompleksin sepse e ka përgjithmonë Berishën si liderin suprem dhe nuk i dalin fjalët me bindje se Berisha po e prish këtë parti. Grupi tjetër është grup i padukshëm thotë Berisha sepse mbulohet nga Rama. Asnjë nuk mat dot se kush jeni ju zoti Bejko. Ju jeni një grup deputetësh dhe keni apo jo mbështetës do e thotë 14 maji. Me vetë deklarime të gjithë thonë se janë më i miri. Po të komunikoni politikisht nuk duhet të rrini as ke hopa as ke hupa. Berisha është politikë, ai thotë që unë e kam me Ramën. Trekëndëshin e ka gati. Ju thoni e kam me mirditorin. Stalingrati i Shqipërisë është Tirana. Durrësi, Shkodra, Gjirokastra janë rrethe që ngrenë peshë. Do luftoni për të mbajtur karrigen e deputetit.

Roland Bejko: Jemi duke u mbledhur, sot Kolegji i Kryetarëve dhe Kryesia po shqyrtojnë çdo lloj opsioni dhe duhet të dalim me identitetin tonë, për atë se çfarë në përfaqësojmë. Përfaqësuesit kanë kontribute në PD.

Zheji: Deri tani grupimi perceptohet sikur presin diçka, pritet ndërhyrja amerikane. Ka një predispozitë që ta marrin të mirëqenë që Berisha nuk gënjen. Pasi dorëheqjes së Bashës, grupi i Alibeajt, u vendos në një dilemë vetëvrasëse. Ne duam bashkimin, sikur Berisha të mos ishte non-grata sa mirë do ishte, por…Por çfarë? Perceptimi, ,e gjithë këto sharje, duhet të mbroheshin më me dinjitet.  Këto gjëra si ka një strategji të fshehtë, mund të jetë e dëshpëruar më shumë. Po afrohemi drejt zgjedhjeve, dhe grupi i Alibeajt nuk ka asnjë profil. Tani lëpijnë plagët…

Roland Bejko: Është një strategji që do të ndërtohet. Nuk mund të flas dot para se të dalë zyrtarisht. Ajo që them është se PD në momentin që të niset ta dije se ku do shkojë. Treshja Rama-Berisha-Meta duhet konsideruar njësoj, njësoj në sjelljen politike ndaj partive vetë brenda. Janë autoritet dhe partitë janë të kryetarëve. Të pangopur për pushtet. Lakmia për të hedhur në dorë, drejtësinë mediat është në autokratin absolut, duke ndërtuar një sistem tiranik, në ekonomi, në prona. E shihni sa frikë kanë shqiptarët, për punën sepse nuk shprehen, në universitetet për të kërkuar rritje pagash.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×