Në pritje të vendimit për çmimin mbi 800 kwh, Rama: Ne po paguajmë 80% të faturës së energjisë elektrike

Edi Rama333

Ndërkohë që Qeveria do të marrë një vendim nga e hëna për rritjen ose jo të çmimit të energjisë elektrike për ata që konsumojnë mbi 800 kwh, kryeministri Rama këmbënguli sërish se ekzekutivi do të paguajë 80% të faturës për familjet dhe biznesin e vogël.

Sipas tij vetëm 20% e faturës së energjisë paguhet nga konsumatorët, teksa nuk tha asnjë fjalë për ndryshimet në llogaritjen e energjisë që ka nisur nga fillimi i këtij muaji.

“Deri sot megjithëse është bërë gjithmonë  e më e vështirë ne kemi mbrojtur familjet dhe biznesin e vogël. në faturën e energjisë elektrike që ju vjen nëpër shtëpi, ju keni edhe një fashë të kuqe që u shpjegon për çmimin, por duhet ta dini që keni një çmim që është 20% të çmimit real. 80% e paguan buxheti i shtetit me vendim të prerë të qeverisë për të mos e transferuar krizë te familjet. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin e vogël. Nëse ne do mbronim çmimin e familjeve por jo të biznesit të vogël, rritja e çmimit të energjisë për to, do të përkthehej në transferim të kostos te produktet që ju blini”, tha Rama.

Sipas tij “Jemi në luftë dhe nëse thonë se i shërbej dikujt tjetër, nuk di çfarë të them. Jemi në luftë, pasi qëllimi kryesor që e ka nxitur Putin të nise ofensivën ndaj Ukrainës, nuk është për të marrë ca copa toke por për të gjunjëzuar Perëndimin. Ky është qëllimi i luftës dhe për ta bërë këtë bombat bien në Ukrainë, vrasjet, palët por ndërkohë ne jemi duke vuajtur pasoja. Energjia është e kthyer në armë dhe tjetra është inflacioni i luftës. Këto janë armët që po përdor Putin. Rusia ka futur në një situatë të vështirë gjithë shtetet, ne nuk i shmangim dot pasi duhet të dalim në treg për të importuar. Ne nuk mund të prodhojmë dot gjithë nevojat tona energjetike.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×