Shqiptarët drejt Anglisë, Hyseni: Do të doja që qytetarët të kishin të ardhurat e Luksemburgut, hajde të punojmë! Arlind Qori: Sikur krimineli t’i thotë viktimës, ‘hajde bashkëpunojmë’ (DEBATI)

Qori

Është zhvilluar me debate dhe diskutime biseda mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Neës24, lidhur me shpopullimin e vendit.

Debati është zhvilluar mes aktivistit Arlind Qori dhe pedagogut Alket Hyseni.

Pjesë nga biseda në studio:

Alket Hyseni: Merri statistikat, unë kësaj i referohem. Unë do të doja që të gjithë shqiptarët të kishin të ardhurat e Zvicrës, Luksemburgut. Do doja të ishin, në atë nivel, por hajde të punojmë , edhe me ty të punojmë.

Arlind Qori: Është si krimineli ti thotë viktimës hajde bashkëpunojmë. Keni mentalitet stalinist

Dashamir Shehi: O çfarë gazi.

Alket Hyseni: Ti je kapur pas xhaketës së Berishës, të paktën ne kemi provuar alternativa. Kriza shqiptarë është këtu si të gjejmë mekanizma, atje është kriza britaniko-franceze. Ne duhet të ndërhyjmë me dinjitet kur na etiketojnë gabimisht. të mos bëjmë me fjalë Edi Ramën kur mbron shqiptarët, por ata që damkosin shqiptarët. Ata me gomone janë shqiptarë e hallexhinj, mes tyre mund të ketë edhe kriminel.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×