
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha dje se shqiptarët zënë vendin e parë në Britani për numrin e të dënuarve.
Duke folur në “Opinion” ai tha se këto janë statistikat që kanë detyruar qeverinë britanike të reagojë dhe jo sepse ka inat kryeministrin Rama.
“Nuk flet qeveria britanike se ka inat Edi Ramën, këto janë budallallëqe. 1336 ose 14% e të dënuarve janë nga Shqipëria. Në 2021 Shqipëria është pas Iranit, Irakut dhe Eritresë si azilkërkues. Në kushtet kur ka një kërkesë të përhershme të qytetarëve shqiptarë, ka një largim masiv, shqetësimi është legjitim. Shqetësimi është i jashtëzakonshëm. Mund të ketë reagim kur thonë që janë kriminelë, por ne merremi me shqetësimin që kemi ne. Qeveria britanike pati një reagim tjetër. Qeveria doli dje dhe tha të njëjtën gjë, riktheksoj që ëndrra ime është të shohë avionë plot që ti çojnë në Ruanda”, u shpreh Salianji.
and then