VIDEO/ Zgjedhjet e 2023-shit, mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste

1556993487 Partiasocialistecompressor

Mblidhet sot Kryesia e Partisë Socialiste. Takimi nisi rreth orës 19:00, në selinë rozë.

Në këtë mbledhje po diskutohet çështje organizative, politiko-partiake, ku gjithçka është në fokus të zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se në fokus është organizmi i PS-së në bashki dhe në degët e saj në rrethe dhe në komunat e vendit, sa i përket fuqizimit të strukturave të kësaj force politike në funksion të zgjedhjeve.

Është ende herët për të folur se cilët do të jenë kandidatët që do të përzgjedhë PS-ja për garën e 14 majit. Kujtojmë se në disa takime që kryeministri Rama ka mbajtur në disa bashki, ka rikonfirmuar kandidimin e disa kryebashkiakëve në garën e 2023-shit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×