“Në 4 minuta 9 vitet e qeverisë së Ramës”, Berisha risjell pamje nga protesta e 7 korrikut: Më 12 nëntor kundër luksit qeveritar!

Protesta

Kreu i PD Sali Berisha, ka publikuar videon me pamje nga protesta e 7 korrikut, po me himnin që ka shoqëruar këtë protestë nga Renis Gjoka dhe Big Basta.

Gjithashtu në një reagim Partia Demokratike shkruan se video përmbledh në 4 minuta 9 vitet e qeverisë së Edi Ramës.

“Me moton “Shqipëria në rrezik”, Partia Demokratike i bën thirrje të rinjve, burrave dhe grave të protestojnë më 12 nëntor, kundër shpopullimit, miliona eurove vjedhje të taksave të tyre, kundër shtypjes së të drejtave ekonomike, mbijetesës, papunësisë, varfërisë, kundër luksit qeveritar përballë skamjes, kundër mbylljes së shkollave dhe mohimit të drejtës për t’u shkolluar”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×