Vazhdojnë përgatitjet te Tirana, Shehi organizon stërvitje speciale për…

Tirana ka vazhduar stërvitjen speciale. Në mungesë të Seferit, Orges Shehi ka vazhduar me ndërtimin e një sulmi të ri. Gjithsesi, dje e gjithë skuadra ka qenë në provim për golin. Stërvitja ishte konceptuar për gol dhe shpejtësi, ndërsa formacioni sa vjen dhe konsolidohet. Shehi ka vazhduar me ndryshimet në formacion, duke ndryshuar gjithë skuadrën.

tirana

Ismajlgeci është spostuar në sulm, është futur titullar Përgjoni në krahun e majtë. Xhixha djathtas dhe Ismajlgeci majtas, në sulm. Me ndryshimet e bëra, Shehi do të luajë me Bekajn, Toshevskin, Najdovskin, Behiratçen, e Përgjonin në prapavijë. Mesfusha me Aleksin, Kallakun dhe Limajn kur të kthehet nga dëmtimi. Sulmi me Ismajlgecin majtas, Xhixhën dhe Hasanin në alternim në qendër dhe djathtas.

Zgjidhje për kapitenin e skuadrës që edhe sezonin e shkuar u provua në sulm. Tirana prishi gjithë skuadrën kampione të Shqipërisë, që solli titullin e 26-të. Nëse nga ekipi ikin edhe Taulant Seferi dhe Visar Bekaj, nga kampionët mbeten shumë pak njerëz. Kështu, Ismajlgeci, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Limaj dhe Xhixha janë “mohikanët” e mbetur të kampionëve. Deri tani kanë ikur Totre, De Silva, Ngo, Toli dhe Hoxhallari, ndërsa në horizont janë edhe dy largime të tjera.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×