Skënderbeu dhe Vllaznia zhvilluan një test miqësor përpara fillimit të kampionatit në Korçë, me shkodranët që triumfuan me shifrat 2-3.
Një vëmendje të madhe nga kjo sfidë e mori edhe atmosfera e krijuar nga tifozët korçarë, të cilët kishin mbushur plotë tribunën.
Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, mund të shikohet se si tifozeria e Skënderbeut, brohoret për skuadrën e saj të zemrës, edhe pse ndeshja ishte vetëm një miqësore.
Padyshim, kjo atmosferë do t’i mungojë Superiores në sezonin e ri, me ekipin korçar që në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë.
Arena e Lajmit
