Fraza motivuese dhe libra, Pioli bën “psikologun” e Milanit/ Maldini kërkon 37 fitore

Parulla e re e Milanit thotë: Ji luftëtar e jo frikacak. Ajo fjali është shkruara me germa kapitale në korridorin që të nxjerr nga dhomat e zhveshjes kuqezi në fushën e “San Siro”-s. Anglishtja thekson kuptimin sipas Heili Silk, një mentor jete i cili e pati përdorur të njëjtën shprehje si titullin e një prej librave të tij. Shumë nga kampionët e Italisë e kanë lexuar e të tjerë po e lexojnë këtë vepër, e cila ofron:

pioli

“Qasje brilante për të mposhtur 12 shqetësime përdtishmërie”. Praktikisht një lexim motivues që ofron zgjidhje praktike, mënyra trajnimi dhe përvoja personale. Stefano Pioli, dora vetë është frymëzuar dhe e ka shndërruar në sloganin që shoqërinë “Djallin” në fushë.

NGOPJE – Ndeshja e së shtunës tregoi se Milani nuk e ka ende stomakun plot. Oreksi vjen duke ngrënë dhe të gjithë janë gati të ulen në tryezë. Ata që kanë qenë aty, por edhe të sapoardhurit. Pioli dëshiron një grup të zgjeruar titullarësh dhe duket se e ka gjetur tashmë: Diaz dhe Rebiç, teorikisht jashtë formacionit tipik, i dhanë atij fitoren në debutimin e kampionatit. De Ketelare dhe Origi hynë me vendosmëri.

PIOLI

Kruniç nuk lejoi të ndihej mungesa e Tonalit, Salmakersit në garë me Mesiasin dhe kështu me radhë. Një punë menaxheriale për të cilën Pioli mund të shkruante një libër të tijin. Administrues i burimeve, trajner në fushë, psikolog jashtë saj: Pioli vazhdon metodën e tij. Madje, me një maskë krejtësisht të re, dje ai u shfaq në stadium me pantallona dhe një këmishë të zezë. Në pritje të uniformës së re zyrtare, ai preferon të shmangë kostumin dhe të mbajë një stil të caktuar edhe në stol.

PRESING – Milanit i ka qepur një kostum të posaçëm, duke përfituar nga entuziazmi i të rinjve dhe eksperienca e të veteranëve. Luftëtarët e tij e lodhin kundërshtarin me presion: ata sulmojnë kudo, edhe në zonën ofensive. Dhe me topin nëpër këmbë, ata recitojnë përmendsh partiturën.

Pas fitores ndaj Udinezes, Pioli i ka lënë pushim skuadrës deri sot, teksa për vete ka shkuar në plazh. E shtuna u hap pasdite me homazhet e tifozëve që këndonin të famshmen “Pioli is on fire”, por prej tij presin më shumë. Edhe drejtuesit gjithashtu të cilët e uruan për fitoren e parë sezonale, por presin sa më shumë të tilla në 37 ndeshjet e mbetura.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×