Pas debateve, tërhiqet PS/ Kuvendi vendos, 10 minuta koha e diskutimit për çdo deputet për Portin e Durrësit

Parlament Kaos 24 Nentor (22)

Tërhiqet maxhoranca dhe iu jep 10 minuta kohën për të folur deputetëve të opozitës për një nga pikat e rendit të ditës, më të debatuarën, Portin e Durrësit.

Pas debatit të fortë, ku deputetët e opozitës kërkuan të drejtën për të folur gjatë seancës për çdo pikë të rendit të ditës, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim për të marrë një vendim.

“Meqenëse kemi dëshirën të kemi më shumë kohë. ndërpriteni seancën, 5 minuta pushim të marrim një vendim”, tha Balla.

Pas diskutimit, Kuvendi vendosi t’u lërë në dispozicion deputetëve 10 minuta për të folur.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×