Tentuan të shisnin mina me telekomandë, Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë për dy të rinjtë

Capture

Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku, dy shtetasit nga Puka të cilët tentuan të shisnin dy mina me telekomandë, kanë dalë sot para gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë.

Gjyqtarja Lirza Sinollari ka vendosur për të dy këta persona masën e sigurisë arrest me burg teksa i shpallur në kërkim është edhe një tjetër person i cilësuar si porositësi.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se hetimet vijojnë edhe për palët të cilat i dërguan minat nga Tirana në drejtim të Vlorës me dy të rinjtë.

Të dy këta persona u arrestuan në një lokal pranë zonës së gjyqit të vjetër në Vlorë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×