Në kërkim të vazhdimësisë, Manajt i besohet vendi i titullarit në kampionat

Rei Manaj kërkon vazhdimësinë me skuadrën angleze të Uatfordit. Goli i shënuar kundër Birminghamit në kampionat, i ka siguruar vendin e titullarit sulmuesit shqiptar, në duelin e sotëm ndaj Prestonit të transfertë.

Rei Manaj

Tashmë lojtari i Kombëtares do të debutojë nga minuta e parë në ndeshjen që starton në orën 16:00, teksa shpreson të lerë gjurmë sërish, duke gjetur rrugën e rrjetës.

manaj titullar

Dueli mes Preston dhe Uatfordit është i vlefshëm për javën e pestë të Championshipit anglez, teksa kjo është hera e parë që Manaj e nis një duel në kampionat si titullar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×