E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Kavani drejt transferimit te skuadra e…

Edinson Kavani është shumë pranë transferimit te skuadra e Valencias.

Kavani

Sipas asaj që raporton “RMC Sport”, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me skuadrën që drejtohet nga Ivan Xhenaro Gatuzo.

35-vjeçari ndodhet pa klub pas përfundimit të bashkëpunimit me Mançester Junajtid dhe për klubin e La Liga-s do të jetë një transferim me peshë duke parë karakteristikat e vetë “El Matador”-it.

Përveç “Djajve të kuq”, uruguajani gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e PSG-së, Napolit, Palermos dhe Danubios.

Në sezonin e kaluar me Mançester Junajtid në Premier Ligë, Edinson Kavani u aktivizua gjithsej në 15 ndeshje, ku arriti të shënonte 2 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×