
Dy ditë më parë u nda nga jeta Lind Ibrahimi.
Ai ishte një muzikant i njohur në Kosovë. Lindi u gjet i vdekur në Prishtinë, ndërsa shkaku i vdekjes së tij mbetet mister akoma. Ndërkohë së fundmi këngëtarja e njohur Lindita Halimi, ka postuar disa stori në instagram në lidhje me Ibrahimin. Më sa duket artisti ka qenë një person i afërt familjar i këngëtares.
Në storin e parë Linda ka ndarë një foto të tij, ndërkohë që shpreh hidhërimin e saj.
“Çfarë na bone Lind,”-shkruan Halimi.
Më tëj këngëtarja ka postuar edhe një foto të një bisede me Lindin, ku nga çfarë kanë biseduar e kishin lënë të takoheshin sapo t’ju jepej mundësia nga angazhimet.