“Rama do që mediat të jenë si ERTV”, sekretari i PD: Ta nxjerrim jashtë Kryeministrisë këtë të çmendur. Do të kemi 1 kg tritol për çdo familje nëse…

Hoxha Ne Fronlinee

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Frontline” ka folur në lidhje me sulmin ndaj kreut të PD-së  Sali Berisha gjatë protestës së opozitës teksa ka thënë se është një skenar i mirëmenduar nga Edi Rama për t’i mbyllur gojën kreut të opozitës, i ngjashëm me skenarin e “Prestige Resort”.

Sipas Hoxhës kryeministri shembi në fillim pishinat e “Prestige Resort” për t’i bërë presion pronarit të hotelit që disponon dhe një media kritike ndaj qeverisë për të ndryshuar vijën editoriale që të bëhet si ERTV.

Ai shtoi se një vend që synon të bëhet pjesë e BE-së nuk mund të vendosë 70 kilogram tritol në një hotel me leje të rregullt, ndërsa më tej krahasoi kryeministrin Rama me diktatorin Hoxha duke thënë se ky i fundit të arrestonte e internonte, ndërsa Rama të vret ekonomikisht.

“Ishte një sulm dhe mesazh për t’i mbyllur gojën liderit të PD-së dhe forcës politike. Ishte vënë re prania e këtij personi pasi binte në sy për shkak të veshjes së tij sportive. Nga kamerat e sigurisë të selisë është parë që ky person ka vëzhguar territorin dhe nuk ka qenë rastësor. Nuk mund të jetë rastësore kur kartela e tij del 7 minuta pasi ai i është dorëzuar policisë, nuk mund të jetë i sëmurë mendor një person që ka marrë kredi dhe që ka patentë. Është skenar i mirëmenduar nga Edi Rma për t’i mbyllur gojën liderit të opozitës, është skenar si hotel Prestige, i shembi njëherë pishinat për t’i bërë presion pronarit që të ndryshojë vijën editoriale që të bëhet si ERTV-ja, kjo është çmenduri. Një vend që synon të bëhet anëtar i BE-së që vendos 70 kilogramë tritol për të hedhur në erë një hotel me leje. Nuk ka diskutime për lejen ky është një shantazh politik, nëse Enver Hoxha të arrestonte dhe të internonte Edi Rama të vret ekonomikisht. Nuk është problemi i hotelit, problemi është të goditet media, t’i mbyllet goja medias që disponon pronari i hotelit. I kemi rastet që Rama ka mbyllur disa media në Shqipëri të cilat nuk i janë bindur”, tha Hoxha, duke shtuar: ” Në një vend që tritoli është bërë presion i përditshëm i qeverisë. Kur arrin cënohet lideri i opozitës imagjinoni çfarë i bën qytetarëve të thjeshtë kjo qeveri. Në këto zgjedhjet Edi Rama nuk do të guxojë të prekë dhe tjetërsojë një votë të qytetarëve.  Lideri i opozitës pavarësisht asaj që ndodhi arriti të neutralizojë boodigardët dhe t’i japë urdhër që t’i sigurohet jeta personit. Pasi situata mund të agravonte. Ky ka qenë skenari i Edi Ramës, të goditej Berisha dhe larg qoftë të humbet jetë autori që goditi. Policia u lajmërua sipas protokollit, zotëria ka qëndruar në ambientet e partisë pa e prekur askush. Dëshminë  tij: ‘Ka qenë për t’u bërë’, ishte fjala që doli nga goja e ti. Ai qëndroi shumë pak minuta në selinë e PD, ka qenë i survejuar nga kamerat. Policia e Shtetit e ka marrë dhe e ka shoqëruar tek Trauma. I mirëmenduar dhe me një skenar super të sofistikuar. Ishte i ftohtë, s’kishte as mjet komunikim, as telefon. E ëma ka thënë se e ka marrë në telefon, por ai nuk kishte telefon. Ishte i qartë në idetë e tij. I heshtur, i qetë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Shumë shpejt do të kemi protestë, më e madhja që është parë ndonjëherë. Ne nuk kemi thënë dilni në  6 dhjetor se do të rrëzohet Rama. Rama pa diskutim do të rrëzohet. Por theksoj se pavarësisht skenarit të Ramës për të cënuar protestën dhe për të na shfaqur ne si njerëz të dhunës, qëllimet e tij nuk u realizuan. Babai i këtij personi që qëlloi Berishën, theksoj se ishte punonjës i ish-sigurimit të Shtetit”, tha më tej Hoxha.

Gjithashtu u ndal edhe tek shembja e ‘Prestige Resort’, duke theksuar se Rama ushtron trysni edhe ndaj drejtësisë.

“Trysnia që ushtron Rama ndaj drejtësisë i vendos në kushte shumë të vështira pune. Urdhrat kanë qenë të qarta. Hoteli duhej të shkatërrohej. Presion i pastër ndaj mediave. Rama në momentin që një media nuk e kontrollon dot, kërkon ta mbyllë. Edhe pse faturën e paguajnë qytetarët, atij nuk i intereson. Opozita duhet të përdorë të gjithë arsenalin e saj. Nëse do të shkojë të shembë diçka tjetër. Kemi disa zona ku janë nxjerrë njerëzit nga banesat. Po nesër ku do ta bëjë? Do ta bëjë në godinën e opozitës? Ky njeri duhet të ndalet. Ose do të çohemi të gjithë si ’90. Rinia sot është në Angli, Gjermani, Itali, kjo është fatkeqësi. Kujt i duhet një Shqipëri me 1 mln shqiptarë, vetëm kryeministrit. Me 1 mln shqiptarë i ka zgjedhjet e garantuara. Nëse kjo qeveri nuk largohet të jeni të sigurt se do të ketë 1 kg tritol për çdo familje tonën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×