EKSKLUZIVE/ Rikthimi pas 5 vitesh si bardheblu: Tiranën e zgjodha me zemër, ëndërroj titullin

Elvi Berisha është bërë blerja më e re e skuadrës së Tiranës, e cila ka përforcuar repartin e avancuar, nga i cili vetëm pak ditë më parë është larguar Taulant Seferi. Sulmuesi i cili u largua nga bardheblutë 5 vite më parë për të nisur një eksperiencë në Spanjë, tashmë do të jetë përsëri një futbollist i kryeqytetasve dhe parashikohet të jetë një alternativë e rëndësishme për trajnerin Orges Shehi. Lojtari është përforcimi i bardhebluve në repartin e avancuar.

ELVI BERISHA

Lojtari nuk ka vonuar që të zbresë në stërvitje me ekipi e tij të ri dhe që në stërvitjen e pasdites së bardhebluve është rreshtuar përkrah shokëve të rinj të skuadrës. Berisha nuk ka zhvilluar një fazë të plotë përgatitore me Skënderbeun, me të cilin ka qenë nën kontratë deri më sot, para se t’u bashkohej bardhebluve, për shkak të problemeve me COVID-in.

auto_sip1502628590 (1)

Stafi bardheblu pritet të shqyrtojë njëherë gjendjen e tij para se të vendosë për aktivizimin e menjëhershëm me ritëm të plotë të sulmuesit. Berisha ka qenë titullar fiks te Skënderbeu në dy edicionet e fundit, duke luajtur si sulmues krahu, teksa ka shënuar 7 gola në 47 ndeshje të luajtura në Superiore me korçarët. Për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i Skënderbeut foli si bardheblu.

Elvi, jeni te Tirana. Pse e zgjodhët këtë skuadër për vazhdimin e karrierës sportive?

Zgjodha Tiranën sepse është klubi më i madh në Shqipëri, dhe, mbi të gjitha, është ekipi ku jam rritur dhe kam debutuar si profesionist në botën e futbollit.

Çfarë prisni nga kjo aventurë e dytë te 26 herë kampionët e Shqipërisë?

Pres të bëj më të mirën e mundshme. Pres që ta ndihmoj ekipin në objektivat e tij. Jo vetëm kaq, por të ecim sa më shumë përpara dhe të jemi në krye.

Përse u ndatë me Skënderbeun dhe si mund ta konsideroni aventurën tuaj në Korçë?

Skënderbeu është një pjesë e rëndësishme e jetës sime, sepse u rrita në atë skuadër në të gjitha drejtimet. Ama mund të them se aq ishte koha në atë ekip. Nuk kisha çfarë të jepja më shumë. Ishte koha për një aventurë të re.

Kishit ofertë edhe nga Partizani?

Po është e vërtetë. Gjithsesi, në fund zgjodha atë që më deshi zemra.

Do të keni konkurrencë në sulm?

Konkurrenca i bën mirë lojtarit. E rrit në çdo aspekt si profesionist në futboll.

Berisha2-470x313

Mund ta mbrojë titullin Tirana?

Po patjetër. Për këtë jam këtu që të jap ndihmën time. Titulli është një nga objektivat e klubit.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×