Berisha thirrje qytetarëve: Bëhuni bashkë pavarësisht bindjeve politike. Të largojmë këtë qeveri që vetëm grabit

Berisha Sali Sot

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një komunikim për mediat nga selia blu. Gjatë fjalës së tij Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij ka grabitur qytetarët shqiptarë. Berisha gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen, dhe të lënë mënjane ndasitë politike, por t’i thonë jo qeverisë së regjimit.

“Dy ditë para 8 dhjetorit ditës ndërkombëtare  të korrupsionit në studimin e fundit Shqipëria ngjitet në majë të shkallarës së turpit sa i përket vjedhjes dhe kapjes së shteti. Këto janë apel i fuqishëm për qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet politike. Të ngrihet më guxim për të larguar këtë qeveri që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh”, tha më tej kreu i PD Sali Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×