VIDEO/ E pabesueshme! 37-vjeçari tregon gjithë klasin e tij, shënon supergol me roveshatë nga jashtë zone

Një supergol është realizuar në elitën e futbollit argjentinas!

GO]

Në ndeshjen mes Newells Old Boys dhe Godoj Kruz, e cila përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1-2, është shënuar një “perlë” e vërtetë.

Në minutën e 10-të të takimit, 37-vjeçari argjentinas, Pablo Perez i Newells Old Boys tregoi gjithë klasin e tij, teksa merr një kros dhe në pak metra nga hyrja e zonës bën një veprim akrobatik duke goditur me gjysmë-roveshatë drejt portës duke shënuar një supergol.

Topi preku fillimisht traversën dhe më pas duke kaluar vijën fatale të portës duke bërë kështu këtë gol kandidat potencial për trofeun “Pushkash” si goli më i bukur i vitit.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×