Tashmë është zyrtare, Frederik Veseli është transferuar te skuadra e Beneventos në Serinë B!
Mbrojtësi lë Salernitanën në Serinë A për të firmosur me ekipin nga Kampanja.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Beneventos me anë të një postimi në profilet e saja zyrtare, në rrjetet sociale.
29-vjeçari largohet nga Salernitana pas dy sezonesh, teksa vetëm në atë të kaluarin u aktivizua gjithsej në Serinë A në 9 sfida.
Benvenuto @F_Veseli20 #insieme #legab #forzastrega pic.twitter.com/mwKYeOUqnG
— Benevento Calcio (@bncalcio) August 28, 2022
– Arena e Lajmit
