Mançester Junajtid nuk e ka mbyllur me merkaton, Ten Hag kërkon në skuadër portierin e klubit të sheikëve

Mançester Junajtid vazhdon të jetë në kërkim të një portieri që të jetë zëvendësues i David De Geas për këtë sezon dhe pas dështimit të marrëveshjes me Kevin Trap, duket se “Djajtë e Kuq” kanë gjetur një pistë të re për të avancuar.

Martin-Dubravka

Bëhet fjalë për gardianin e Njukasëllit, Martin Dubravka. Siç raporton “Sky UK” 33-vjeçari i ka kërkuar skuadrës së tij që të largohet.

Gjithashtu sllovaku është i interesuar për një transferim të mundshëm drejt “Old Trafford” dhe duket se nuk do të ketë probleme midis palëve, me transferimin e tij që mund të zyrtarizohet deri në fund të merkatos.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×