Mançester Junajtid ka kryer një tjetër goditje të bujshme në fundin e kësaj merkato, duke transferuar brazilianin Antoni për shumën e 100 milionë eurove nga Ajaksi.
Akordi midis palëve është arritur dhe tashmë priten të konfirmohen dhe detajet e fundit nga kontrata, me lojtarin që do të udhëtojë për në Angli që të kryejë vizitat mjekësore.
Braziliani prej kohësh kërkonte që të bashkohej me ish-trajnerin e tij, Erik Ten Hag dhe duket se tashmë çdo gjë është bërë e mundur, me Mançester Junajtid që duket se është dorëzuar, duke i paguar Ajaksit shumën që donte, 100 milionë euro.
Arena e Lajmit
