“Ka një pjesë të poshtme të ajsbergut”/ Sandër Lleshaj: Krimi në Shqipëri ka burime të forta politike e ekonomike

Sander Lleshajj Kjo Jave

Ish-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaron se krimi në Shqipëri ka nevojë jetike për lidhjet me politikën dhe ekonominë dhe fakti që krimi po zgjerohet sipas tij domethënë se lidhjet janë të forta.

Ai është shprehur në “Top Story” se profesionalizmi i policisë është shumë i dobët, prandaj po dominon në përmasa aq të mëdha krimi.

“Patjetër që krimi në Shqipëri dhe kudo që të mbijetojë ka nevojë për shumë burime ushqimi ku edhe lidhja politike nuk mund të përjashtohet. Ja nevojë për ekonominë, mediat e financat dhe sa herë ta shohim të fortë e të fuqizuar duhet të jemi të qartë se edhe aleatët e tij janë të pranishme. Nuk mund të them që është fuqizuar për arsye se kemi një problem të madh, përqendrohemi tek pjesa e dukshme, por në fakt ka një pjesë të poshtme të ajsbergut aty ku prodhohet fuqia e krimit. Unë thashë që sa mund të shprehim opinione lidhur me përmasat ekonomike, është fakt që në përgjithësi institucionet ligjzbatuese dhe policia kanë mangësi të mëdha në këtë drejtim. Ne arritëm në një moment historik ku sfida kryesore ishte rendi. Fushat e tjera sidomos ekonomike financiare e ka të pazhvilluar ndërkohë që në kohën ku jemi kërkon një polici krejtësisht ndryshe nga kjo që shohim sot, duhet një profil që arrin të futet në rrjete e në mungesë të këtyre kapaciteteve shohim shumë pak nga ajo se çfarë ndodh në të vërtetë. Jemi në nivelin e spekulimeve sa kohë na mungojnë kapacitetet profesionale”, deklaroi Lleshaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook