
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste duek reaguar për kandidaturën e Dvoranit për këtë institucion.
Ai shtoi se “kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar” dhe se meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese”, shkroi ai.
Arena e Lajmit