Kërkon hakmarrjen ndaj Milanit, Çalhanoglu karikon Interin përpara derbit: Lukaku? Kemi bërë mirë dhe pa të

Hakan Çalhanoglu ishte asistuesi i golit të dytë të zikaltërve, atij të Nikolo Barelës në ndeshjen në të cilën u rikthye përsëri titullar, pas zgjedhjes së shumëdiskutuar të Inzagit që e la në stol ndaj Lacios.

calhanoglu

Turku, në përfundim të ndeshjes, e analizoi sfidën duke pasur gjithmonë në vëmendje derbin, por duke u ndalur edhe te shokët e tij të skuadrës.

“Kemi dhënë një përgjigje të rëndësishme pas ndeshjes me Lacion. Bëmë atë që duhet të bënim për të qëndruar aty ku duhet në klasifikim dhe ne duam të jemi gjithmonë në krye”, e nisi mesfushori, që më pas u ndal te përballja me ish-skuadrën e tij në derbi.

“Derbi është gjithmonë një ndeshje e madhe. E dimë që ata janë të karikuar, por ne jemi gati”, vazhdoi 28-vjeçari, që më pas u ndal te shokët e tij të skuadrës. “Gosens do të largohet? Shpresoj të qëndrojë, sepse është një lojtar i shkëlqyer. Të gjithë duan të luajnë, ashtu si ai që stërvitet gjithmonë në maksimum dhe është një profesionist i shkëlqyer. Lukaku? Çdokush ka karakteristikat e tij, ne kemi bërë shumë mirë edhe vitin e shkuar pa të. Tani shpresoj që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Çalhanoglu.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×