Goditje deri në minutën e fundit, Barcelona mbretëresha në La Liga

Merkatoja ka ulur siparin për këtë verë dhe klubet në La Liga tashmë mund të punojnë të qeta. Natyrisht me merkaton të mbyllur, ka kohë edhe për bilance. Në Spanjë, pa diskutim, Barcelona mund të cilësohet si mbretëresha e merkatos. Katalanasit kanë punuar deri në minutën e fundit, duke u shtuar 6 afrimeve të bëra në korrik edhe atë të Markos Alonsos dhe Hektor Bejerinit. Në këtë mënyrë, trajneri Ksavi Hernandez ka në shërbim të tij pak a shumë të gjithë lojtarët e kërkuar prej tij.

BARCELONA

Në ditën e fundit të merkatos, puna e Barcelonës ishte përqendruar te largimet, por edhe përforcimet në mbrojtje. Në mungesë të Fojt apo të ndonjë alternative tjetër, katalanasit kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Arsenalit, Hektor Bejerin, i cili do të luajë për një sezon me blaugranat.

Markos Alonso dhe Bejerin bëhen në këtë mënyrë afrimet 7 dhe 8 të Barcelonës, që kishte afruar dhe Levandovskin, Dembelenë, Kristensenin, Kesin, Rafinjën dhe Kundenë. Reali, nga ana e tij, është mjaftuar vetëm me dy afrime të rëndësishme, Antonio Rydiger i ardhur me parametra zero dhe Tçoumeni, për të cilin pagoi 80 milionë euro. Nga ana e saj, zhurmë ka bërë edhe Valencia me afrimin e Edinson Kavanit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×