“Nuk e dinim se ku ishim për 30 minuta”, Inzagi: Meritonim barazimin, por pranoj përgjegjësitë e mia

Interi është mposhtur në derbin e parë të sezonit nga Milani me rezultatin 3-2, ku në përfundim të sfidës ka folur edhe vetë trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi.

inzagi

Italiani ka komentuar rezultatin si dhe paraqitjen e skuadrës në fushë që i kushtoi humbjen në ndeshjen e sotme.

‘Pas barazimit 1-1 nuk e dinim se ku ishim për 30 minuta, e humbëm kontrollin gjë që bëri që të pësonim dhe dy gola të tjerë.

E meritonim barazimin, por unë i pranoj përgjegjësitë e mija dhe ato 30 minuta duhet të na bëjnë të reflektojmë.

Përballë kishim një portier të madh kurse ne i pësuam golat me shumë lehtësi.”, u shpreh Inzagi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×