Rafel Leao dhe Edin Zheko kanë qenë protagonistë në derbin mes Milanit dhe Interit, që u mbyll me shifrat 3-2 për kuqezinjtë. Të dy sulmuesit tundën rrjetën në këtë duel dhe duke e bërë një gjë të tillë, vendosën emrin në librin e rekordeve të suspersfidës.

Rafael Leao shënoi dy gola dhe pavarësisht faktit se në derbi kanë luajtur shumë emrat të njohur nga Portugalia, ai u bë portugezi i pari i cili shënon në një sfidë të tillë mes dy ekipeve në të gjitha kompeticionet zyrtare. Një arritje jo e vogël për sulmuesin i cili është kthyer në një nga emrat më të vlerësuar në futbollin italian.
Ndërkohë, Edin Xheko shënoi golin e fundit të këtij derbi, atë që vulosi rezultatin 3-2, duke u bërë rekordmeni i tij sa i përket moshës në të cilën tundi rrjetën. Ai shënoi në moshën 36 vjeç e 170 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Interit në Serinë A që mbahej nga Valter Samuel, i cili kishte shënuar në moshën 34 vjeç e 198 ditë.
Arena e Lajmit
and then