Presidenti i ri/ Kundër propozimit të Alibeajt, edhe Mediu në linjën e Idrizit: Absurde që politika të përjashtojë politikën. Të hënën s’do ketë një kandidat

Mediu

Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për mediat. Duke qëndruar në të njëjtën linjë si Shpëtim Idrizi, Mediu ka hedhur poshtë propozimin e Enkelejd Alibeajt që kandidati i ri mos të jetë pjesë e politikës.

Sipas Mediut, është absurde që politika të përjashtojë politikën.

“Si ‘Aleancë për Ndryshim’ kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët. Kam folur dje edhe me Bylykbashin, Boçin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar. Duhet të jemi të gjerë në fusha të ndryshime. Qëndrimi ynë ishte qe ne do të kemi një dakordesi me opozitën për të shkuar të dakordësia me mazhorancën.”, tha Mediu.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×