Zhiru i pandalshëm: Jam njëlloj si Ibra. Kam 8 vite pa hequr mjekrën por do e bëj nëse…

Olivier Zhiru po kalon një rini të dytë te Milani, ku po tregohet vendimtar me lojën dhe golat e tij. Titulli kampion me kuqezinjtë duket se e ka bindur sulmuesin francez që të mendoje për një kthim si protagonist te Franca, edhe për faktin se po luan rregullisht, teksa ëndrra e madhe mbetet një tjetër Botëror.

zhiru ibra

“Nuk di asgjë të them të drejtën, pasi nuk jam unë trajneri”, tha ai në një intervistë për “Telefoot”. “Por qartësisht duhet të jetë një objektiv, me historinë që kam në kombëtare, ekziston një shans që të luaj një Botëror të tretë. Nuk e them që nuk e mendoj, apo që nuk është një objektiv, do të ishte një budallallëk. Por objektivi numër një është jeta e përditshme te Milani, grumbullimi me Francën është një bonus.

Nëse do të shpallesha kampion bote për herë të dytë me Francën, do të më duhej të bëja diçka të çmendur… Do heq mjekrën! Ka kaluar shumë kokë, kanë kaluar thuajse 8 vite nga hera e fundit”, tregoi sulmuesi i cili nuk ka ndër mend të ndalet së shpejti.

“Kam ende motivimin dhe vendosmërinë, mendoj se gjendja shpirtërore është e rëndësishme në moshën time. Do të dëshiroja të vazhdoja, por vetëm nëse ma lejon trupi im. Po e diskutoja këtë me Ibran, për atë është e njëjta gjë, Zlatan është ende i uritur”, theksoi sulmuesi francez në këtë intervistë.

Arena e Lajmit

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×