VIDEO/ Shpërthejnë dhe njëherë polemikat në Premier Ligë, Arteta kundërshton VAR-in: Ishte ndërhyrje e… “butë”

Arsenali pësoi humbjen e parë këtë sezon, të cilën e mori në transfertë me Mançester Junajtid. Skuadra e Artetës gjeti golin me Martinelin në minutën e 12’, por pas një kosnultimi me VAR, gjyqtari e anuloi.

Collage Maker-04-Sep-2022-09.05-PM

Kjo gjë shkaktoi shumë polemika në Angli, me trajnerin e “Topçinjve”, Mikel Arteta, i cili nuk e quajti të drejtë këtë vendim.

“Javën e kaluar ne pësuam një gol nga Aston Vila, ku lojtari i tyre u përplas me portierin tonë. Ai gol u quajt i rregullt pasi ndërhyrja sipas gjyqtarëve ishte e ‘butë’. E njëjta gjë ndodhi edhe sot. Ndërhyrja e Odegard ndaj Eriksen ishte e ‘butë’, por VAR-i vendosi që ta quante faull. Nuk është e drejtë”, u shpreh spanjolli.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×