Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arbër Hoxha e ka bërë më në fund “sefte” në elitën e futbollit kroat. 23-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Slaven Belupo, në duelin ndaj Hajdukut të Splitit të vlefshëm për javën e 8-të të Superligës.
Hoxha tundi rrjetën me një realizim spektakolar në minutën e 43-të, duke çuar peshë zemrat e tifozerisë mike. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin me rezultatin 0-1. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi Hoxha në të kaluarën ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, Ballkanit, Prishtinës dhe Besës së Pejës.
23-vjeçarit iu desh të priste 2 sezone për të shënuar golin e parë në elitën e futbollit kroat. Për më tepër shikoni realizimin fantastik:
Hajduk 0-1 Slaven Belupo (43′)
Slaven have the lead at Poljud!!!! 🇽🇰Arber Hoxha with his first ever goal for Slaven Belupo. pic.twitter.com/4SU7hitpFJ
— Everything About HNL (@AboutHnl) September 4, 2022
Arena e Lajmit
