VIDEO/ Shpërthen dhuna në Turqi, tifozi hyn në fushën e lojës dhe shkelmon futbollistin e Beshiktashit

Ngjarje të dhunshme kanë ndodhur në futbollin turk, ku një tifoz ka hyrë në fushën e lojës dhe ka shkelmuar futbollistin e Beshiktashit, në sfidën e kësaj të fundit përballë Ankaraguçu.

beshiktash

Skuadra e Beshiktashit arriti ta fitonte këtë sfidë me rezultatin 2-3 dhe polemikat nuk munguan me lojtarët që u përplasën në fundin e takimit me njëri-tjetrin, ndërkohë që arbitri po mundohej të zbuste situatën.

Në atë moment, një tifoz hyri me vrap në fushën e lojës dhe shkelmoi sulmuesin tur, Çenk Tosun, me lojtarët e tjerë që e ndaluan menjëherë.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×